Tirana në volejboll për meshkuj është kampione e Shqipërisë për sezonin 2022-23. Në finalen e katërt të zhvilluar në Pallatin e Sportit "Feti Borova", djemtë e Arben Sakos fituan 3-2 me sete, teksa e dërguan rezultatin e përgjithshëm të finaleve në 3-1, duke veshur bardheblu trofeun.
Përballja nisi mirë për Partizanin, që fitoi në setin e parë 18-25. Seti i dytë pa ekuilibër në fushë, me Tiranën që ia doli të fitojë 25-22. Në raundin pasardhës, Partizani fitoi 24-26, për ta bërë duelin në parket shumë emocionues.
Seti i katërt pa Tiranën më kërkuese, që fitoi 25-21 dhe e dërgoi ndeshjen në setin final. 15-5 u mbyll seti shtesë, që pa Tiranën të gëzonte trofeun e 17-të kampion në historinë e klubit.