Volejbolli elitar i vajzave në Shqipëri mbylli raundin e pestë. Edhe pas kësaj jave, Skënderbeu i Korçës vijon të jetë në krye të renditjes me 15 pikë, duke lënë pas Partizanin dhe Tiranën.
Vajzat korçare fituan kundër Barleti Volley në Tiranë 0-3 me sete. Në parket, Skënderbeu nuk toleroi dhe mbylli ndeshjen me fitoret 12-25, 21-25, 14-25 në setet përkatëse.
Në kryeqytet, derbi mes Partizanit dhe Tiranës foli për vajzat bardheblu, që fituan 2-3 me sete. Ishte Partizani që mori dy herë avantazhin, me vajzat bardheblu që ia dolën të barazonin 2-2 me sete dhe në atë final të fitonin 11-15, duke përmbysur kësisoj ndeshjen.
Rezultatet:
Teuta 0-3 Vllaznia (6-25, 21-25, 26-28)
Barleti Volley 0-3 Skënderbeu (12-25, 21-25, 14-25)
Lushnja 0-3 Pogradeci (7-25, 20-25, 23-25)
Partizani 2-3 Tirana (21-25, 25-22, 25-21, 23-25, 11-15)
Renditja: