Moment nga triumfi i fitores së skuadrës Igor Volley Novara

Sport

Volejbollistja kuqezi, Erblira Bici fiton Kupën e Italisë

4 Shkurt 2019, 13:05| Përditesimi: 4 Shkurt 2019, 13:18

  • Share

Volejbollistja e talentuar shqiptare, Erblira Bici ka fituar Kupën e Italisë. Në finalen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, skuadra e saj Igor Volley Novara mposhti me rezultatin 3-2 Imoko Konelianon.

Bici ka qenë protagoniste gjatë gjithë sezonit, si dhe ka ndihmuar skuadrën me aftësitë dhe përkushtimin që të arrihej një rezultat i tillë. Volejbollistja e kombëtares kuq e zi ka mahnitur edhe mediat italiane, të cilat e kanë vlerësuar me nota pozitive për paraqitjen e saj.

Me suksesin e djeshëm, Erblira Bici u jep shpresë të rinjve e të rejave shqiptare që e duan sportin e volejbollit, se me punë dhe sakrificë gjithcka mund të arrihet një ditë. 

Volejbollistja Erblira Bici me Kupën e Italisë 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?