Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky

Volodimir Zelensky flet të martën në Kuvendin e Shqipërisë! Video mesazh për mbështetjen pas sulmit rus

28 Prill 2022, 10:48| Përditesimi: 29 Prill 2022, 09:54

  • Share

Kuvendit të Shqipërisë do t’i drejtohet të martën me një videomesazh Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky në orën 11:00. Zelensky gjatë këtyre më shumë se 2 muaj luftë i është drejtuar parlamenteve të vendeve kryesore që e kanë mbështetur atë, si në Kongresin e SHBA, Parlamentit Evropian, atë gjerman, francez etj. Zelensky pritet të flasë për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë pas sulmit rus në territorin ukrainas. 

Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky telefonoi dhe kryeministrin Edi Rama më 5 mars teksa biseduan lidhur me situatën e luftës. Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira. Rama ndau një pjesë të bisedës që ka zhvilluar me Zelenskyn ku e garantonte atë jo vetëm se Shqipërisë do e mbështesë atë në OKB së bashku me SHBA si bashkëpenëmbajtës, por edhe dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 64-të, dhe kërcënimet verbale të Putinit janë rritur sërish. Ai paralajmëroi se "nëse vendet e treta ndërhyjnë, do të ketë një reagim të menjëhershëm dhe ngjall edhe një herë spektrin e konfliktit bërthamor.

Tensioni po rritet edhe në nivelin ekonomik: Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, Bashkimi Evropian gjeti një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse. Uashingtoni denoncon: Ukrainasit që donin të dorëzoheshin u ekzekutuan në zonën e Donetskut.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po ce do: 02/05/2022 03:42

    Ky ja kalon putinit per barbarizem

    Përgjigju
  • Haljit: 30/04/2022 04:14

    Per hirr te Grave Pleqve Fëmive Ukrainas Duhet të dorzohej se Gjithë por Rozulli Toksor ësht në rrezik nga Rusia Putini Dorzohet vetëm kur e shtyp Butonin e kuq te aktivizoj A.Bërthamore

    Përgjigju
  • katunari: 29/04/2022 02:51

    Ky humoristi ka hapur OnlyFans account me parlamentet.

    Përgjigju
  • endri: 28/04/2022 20:13

    Vazhdon turi edhe te ne? Jep autografe? Sa eshte bileta?

    Përgjigju
  • Diana: 28/04/2022 13:04

    SHKO E BISEDO ME PUTININ .O ZHELE,,SE E BERE POPULLIN TEND FERTELE. .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?