Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka shkarkuar komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës Valery Zaluzhny duke emëruar në vend të tij Oleksandr Syrskiy
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Kievit dhe zëvendësimi pritej prej javësh pasi flitej për mosmarrëveshje midis Zaluzhny dhe presidentit ukrainas.
Pas këtij ndryshimi të rëndësishëm Zelensky shprehet se kishte ardhur koha për ndryshime në udhëheqjen ushtarake.
"Koha për rinovim është tani", thotë Zelensky.
Zelensky u takua me ish-komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Zaluzhniy, më herët gjatë 8 shkurtit dhe tha se i ka kërkuar që të qëndrojë “në ekipin e tij”, edhe pse nuk specifikoi se në çfarë kapaciteti.
"I propozova gjeneralit Zaluzhny që të jetë pjesë e ekipit. Ne do të fitojmë. Lavdi Ukrainës", shkruan Zelensky.
Tensionet mes presidentit Zelensky dhe gjeneralit Zalunzhniy u vunë re në nëntorin e vitit të kaluar, pasi gjenerali kishte publikuar një ediorial në The Economist, ku deklaroi se lufta kishte hyrë në një ngërç dhe se vetëm përparimi teknologjik do t’i mundësonte Ukrainës që të përmbushë qëllimin e saj për të çliruar territoret e pushtuara.
Lajmi në përditësim
Moska njoftoi shkëmbimin e 100 të burgosurve me Ukrainën. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha ministria ruse e mbrojtjes, sipas Interfax.