Voltana Ademi për Report Tv: Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës, do i paraqes Ramës faturën financiare për Shkodrën (VIDEO)

19 Mars 2020, 11:53| Përditesimi: 19 Mars 2020, 15:18

  • Share

SHKODER - Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, thotë se janë 6 mijë familje në nevojë të cilave u duhet dhënë mbështetje sociale, veçanërisht me ushqim, në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria me situatën e krijuar nga COVID-19.

Në një intervistë për Report Tv, Ademi tha se e quan një lajm të mirë faktin që qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi, si një masë kjo nga më kryesoret për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por sipas saj, qeveria duhet të pranojë deh të flasë qartë dhe hapur me qytetarët, që Shqipëria nuk i ka kapacitetet për përballimin e këtij infeksioni nga sistemi shëndetësor. "Njerëzit e marrin me të lehtë sepse nuk e kanë informacionin", tha Voltana Ademit, duke iu përgjigjur faktit që shkodranët nuk i respektuan masat kufizuese duke dalë në rrugë në grumbuj njerëzish pa respektuar rregullat për t'u mbrojtur nga infektimi.

"Ne kemi menduar t'i marrim masat më parë. Kemi vijuar që nga data 9 mars, duke dezinfektuar ambientet që janë mbyllur, që kur të kthehet jeta normale institucionet të jenë të pastra. Por dezinfektojmë përditë strukturat në gatishmëri, ambientet publike, për aq pak sa frekuentohen tashmë, ku është një lajm i mirë për qytetin tonë. Ka 3 ditë që po punojmë me grupet më në nevojë me strukturat e shërbimit social, për të ndihmuar komunitetet më vunerabël, jetimët, edhe me ndihma për familjet që kemi pasur sinjalizim që kanë nevojë, njerëz në pension, të vetmuar. Shkodra ka nevojë për ndihmë ushqimore dhe ne kemi pasur rezervë se menaxhojmë vit pas viti emergjencat civile, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe kemi vijuar identifikimin për lista të plota të të gjitha familjeve ekstremalisht në nevojë. Shkon rreth 6 mijë familje në total, njerëz me ndihmë ekonomike, apo të tjerë që nuk e marrin për shkak të sistemit të famshëm që nuk është funksional, të papunësuar, apo të tjerë që kanë ndaluar punën, punë ditore që bëjnë, dhe nuk kanë më mundësi të tjera. Jemi në kushtet e një emergjence civile, sepse komuniteti nuk po funksionon normalisht. Unë mendoj se një gjë e rëndësishme u mungon qytetarëve, informacioni. Të flasim pastër në kuptimin e kapaciteteve që ne kemi. Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballuar një situatë të një emergjence shëndetësore, dhe duhet ta themi, nuk është rasti për t'u fshehur. E vetmja që mund të bëjmë, të detyrueshme, është pezullimi i cdo lloj dalje në një ambient publik apo të shoqëruar. Duke ia thënë këtë qytetetarëve, pranojmë që kaq është kapaciteti jonë. Kjo duhet thënë qartë. Do duhet ta bëjmë të gjithë bashkë luftën ndaj kësaj emergjence shëndetësore. Flitet për raste të infektuara, por nuk flitet për raste të testuara. Ne duhet të reduktojmë edhe më shumë se të gjitha vendet e tjera lëvizjet, se nuk kemi mundësi për t'u testuar", tha  Ademi, duke theksuar edhe një herë se qytetarëve u duhej thënë qartë që duhet të qëndrojnë në shtëpi pasi nuk ka asnjë mundësi që agravimi i situatës të përballohet na strukturat spitalore.

Sipas Ademit, qeveria duhej të kishte shpallur gjendjen e emergjencës për të alokuar fondet për përballimin e situatës. "Qeveria duhet të ishte mbledhur për ndryshimin e buxhetit, për përballimin e situatës me ushqime, me strukturat në vijë të parë, dhe me ata që kanë më shumë nevojë, se po fillojmë ta ndjejmë krizën. Nuk mund t'i lihet kjo bashkive, vetëm", tha Ademi, teksa shtoi se do t'i paraqesë qeverisë sa duhet të jetë fatura financiare që duhet të parashikohet për Shkodrën, për biznesin dhe për ndihmë të familjeve në nevojë, "pa marrë parasysh pjesën shëndetësore që duhej të ishte menduar më parë".

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 19/03/2020 23:28

    Po Pse mos baxhell shkodra shtet ne vete

    Përgjigju
  • vera: 19/03/2020 18:23

    O SHURRA VOLTANE ,,ME CILIN E PE FATUREN ME ATE ME XHAM APO ME ATE PA XHAM....

    Përgjigju
  • Dori: 19/03/2020 18:13

    Nuk mund ta shkaterrosh Shqiperine sic ke shkaterruar Shkodren moj Voltan.Faturen qoja Metes-Sales-Mones-Bashes.Ti nuk e njeh Ramen kryeminister.Apo harrove qe deri dje ishe e vetmja qe bridhje rrugash "Rama ik"?Mbush gropat e Shkodres qe e ke kthyer ne Kabul pastaj fol.

    Përgjigju
  • duli: 19/03/2020 18:10

    shko moje Lene

    Përgjigju
  • Bruna: 19/03/2020 16:34

    Ke 5 vjet qe nuk lyen nje fasad pallati,qe nuk nderton nje rruge moderne,qe le qytetin me shtylla ndricimi te Enverit...ke asfaltuar 2 rrugica ne kryeqendren e veriut.Asgje qe te thuash" kete e beri Voltana". Vetem leh neper tv per partine dhe ne vend qe te thithesh investime nga qeveria,i del gjithmon kunder.Falendero Ramen qe je aty dhe trego shkodranve ku i ke investuar taksat e tyre pervec rrugicave.E ke rrjep Shkodren dhe e ke len te fundit qytet ne Shqiperi duke i ber pordh qeverise si lepirse e Saliut.Ik moj pler se kur nuk drejton dot nje qytet do ti tregosh qeverise te drejtoj vendin.Puthi kembet Rames se aty je fal tij

    Përgjigju
  • Nik: 19/03/2020 15:48

    Po të isha unë Kryeministër , do u jepja gjithë shqipëtarve 10 mijë Euro , një shërbëtor për punët e shtëpis pë të shohin fimat rrehat , nga një qyp me mjalt dhe nga një thes me arra .

    Përgjigju
  • Gim: 19/03/2020 15:46

    nuk e kuptoj dmth, si ka mundesi qe vetem vrer nxjerr kjo kategori njerzish. si skane nje fjale te mire. aman or ti se kemi nevoje per motivim jo per vrer

    Përgjigju
  • latifi: 19/03/2020 15:27

    ore gazeta i gjith jugu jane kriminelet me te medhej ne bot duke filluar nga kryeministri juaj gjushi tahiri lelo balla e te gjith pa perjashtim. Por normal cfar pret nga nji gazete kriminelesh

    Përgjigju
  • Tani: 19/03/2020 14:54

    Historikisht qeverrite shqiptare kane qene njera me hajdute se tjetra ajo qe me ben pershtypje eshte se gjithmone dalin mjerane per ti mbrojtur sikur keto te punonin vetem per popullin por se cte besh politika vazhdon te behet nga miliarderet dhe te mjeret.

    Përgjigju
  • Faik: 19/03/2020 14:07

    Faturën jepja LUL HAJDUTIT dhe KRRIMINELIT ! !! Shkodra NUK është më e mirë sesa VLORA , FIERI , GJIROKASTRA , DIBRA , DURRËSI , KORÇA etj etj etj etj etj !!!! Ti Voltanë HAJDUTJA "shtriji këmbët aq sa ke Jorganin" , dhe MOS kërko QIQRA NË HELL , se NUK ka bërë Vezën e Kuqe Shkodra ! Po të ishin aq të Zgjuar Shkodranët NUK VOTONIN përherë KRRIMINELËT , TRADHTARËT , BANDITËT dhe KRYEHAJDUTËT e PD KRIMIT dhe NARCO-KOKAINËS NDËRKOMBËTARE !! RRI SUST dhe QEPE HALENË moj Voltanë NEPËRKA PIKA PIKA me 7 KOKA !!! S U S T

    Përgjigju
  • O voltan: 19/03/2020 13:22

    Ca fature do me tregu ti se e ke rrenu shkodren nuk ecet nga gropat asht prish cdo rrug e nuk hedh dy dumduma zift .

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 19/03/2020 12:29

    Shkomoj shurruthull Shkodre ti per Zall te Kirit je e mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?