Foto ilustruese

Vol-Vo 4/ Ishte në kërkim prej dy vitesh...arrestohet shoferi i ish- drejtorit të Burgjeve

2 Prill 2020, 09:36| Përditesimi: 2 Prill 2020, 09:42

  • Share

TIRANË- Pas dy viteve në kërkim, është arrestuar ditën e sotme Qerim Musha, shoferi i ish- Drejtorit të Burgjeve Arben Çuko . Musha ra në prangat e policisë në kuadër të operacionit "VOL-VO4" në tetor të vitit të kaluar. Emri i ti tij doli në përgjimet e grupit Avdylaj në dosjen '339'.

Ndaj tij rëndon gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ish-deputeti socialist, Çuko së bashku me shoferin Fatos Llaftiu, Denis Llaftiu dhe dy të tjerë, akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv të zyrtarëve të lartë. Ata u kapën nga përgjimet duke biseduar lidhur me transferimin e një të dënuari. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?