Çështja e "VOL-VO4" ka shkuar sot nga akuza drejt gjykimit, por GJKKO ka shtyrë seancën e parë që është mbajtur. Shkak i shtyrjes është bëtë kërkesa e njërit prej avokatëve të 14 të pandehurve, i cili kërkon më shumë kohë për t'u njohur me dosjen.
Në këtë seancë është përcaktuar edhe trupa gjykuese, ku Miliana Muca, Fran Prendi dhe Etleva Deda do të jenë 3 gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen e "VOL-VO4".
14 të pandehurit në këtë dosje, mes tyre dhe grupi i Avdylajt, akuzohen për grup kriminal, moskallëzim krimi dhe trafik të lëndëve narkotike.
Konkretisht 14 të pandehurit janë:
1-Astrit Avdyli
2-Altin Avdylaj
3-Jasin Kala
4-Gjevi Ndoka
5-Esat mehmeti
6-Hajri Seferi
7-Shkëlqim Avdyli
8-Denis llaftiu
9-Elton Shehaj
10-Fatos Llaftiu
11-Hekuran Hoxha
12-Xhevit Shuti
13-Flamur Celja
14-Vehbi Berushi
Në tetor 2018 në seancat e zhvilluara te Krimet e Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa 10 u ndryshua masa, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje.
Arben Ndoka ra në prangat e policisë në 21 tetor gjatë megaoperacionit të policisë "Volvo 4", pasi nga përgjimet telefonike të prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Ranës e Hedhun në Shëngjin.Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.
Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Kreu i bandës së Shijakut Astrit Avdyli akuzohen për trafik të drogërave të forta nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.
Në nëntor 2018 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko në masën e sigurisë 'arrest shtëpie', ndërsa ka lënë në burg të fortët e Shijakut, grupin e Avdylajve, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.