Von Cramon fton KFOR-in të shtojë perforcimet në veri të Kosovës

24 Shtator 2023, 17:41| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 17:43

  • Share

1695570105_ihsa.jpg

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se situata duhet të shtensionohet, duke përfshirë “përforcimin e KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës”.

Ajo tha se autorët e vrasjes së policit duhet të dalë para drejtësisë, duke e quajtur të papranueshëm sulmin e tyre.

Cramon gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e policit të vrarë. 

“Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në manastirin e Banjskës që të lënë armët dhe të dorëzohen pa vonesë të mëtejme. Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe shtensionuese të Qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.


Lajmi kryesor:

Vrasja e policit në veri të Kosovës, SHBA e BE, KFOR e EULEX dënojnë sulmin: Të ndalen menjëherë! Ambasadorët e QUINT-it në zyrën e Kurtit


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?