Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar se pavarësisht se kryetarët e rinj të komunave në veri të vendit kanë të drejtë të hyjnë në ndërtesat komunale, qeveria nuk ka legjitimitetin për të ndërhyrë me forcë.
Ajo tha se nëse hyrja e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale do të bëhet vetëm me prezencën e forcave policore, atëherë kryetarët e rinj kanë ‘zero legjitimim politik’.
"Mendoj se shumë gjëra shkojnë keq në këtë shtet nëse ky është realiteti, nëse shohim makina të blinduara, policë të armatosur rëndë, njësi speciale që 24/7 ruajnë ndërtesat komunale, ne vërtetë duhet të mendojmë për mundësi të tjera dhe opsione të tjera. Kjo nuk është të paktën ajo ne dhe BE-ja kemi në mendje. E di që është situatë e vështirë, siç e kam thënë më parë, Qeveria mund të ketë diçka tjetër në mendje, por si e zbatoi atë, nuk është në linjë me gjithçka, të paktën ne në BE do të donim të shihnim.
Ne nuk mund thjesht të zbatojmë të drejtën për të hyrë në një ndërtesë komunale, edhe nëse de jure keni të drejtë të bëni një gjë të tillë. Por, de facto nuk mendoj se ka legjitimim për të bërë diçka të tillë”, thotë Viola von Cramon.
Lajmi kryesor:
Zhvillimet në veri të Kosovës, Kurti pret të dërguarin gjerman në Prishtinë: Respektuam rregullat! Vuçiç: S’dorëzohemi! Javën tjetër takohem me Macron dhe Shcolz
B.V/ReportTv.al