Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka konsideruar të papranueshme, kërkesën e Serbisë për vendosjen e ushtarëve serbë në veri të vendit.
Nëpërmjet një reagimi në llogarinë e saj në tëitter, ajo tha se duhej të bëhej largimi i barrikadave si një shenjë e uljes së tensioneve në veri.
“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX dhe njoftimi për ushtarët serbë, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE.” – shprehet ajo.
Lajmi kryesor:
Serbia nuk tërhiqet, Vuçiç: Më 15 dhjetor kërkesë NATO-s të fusim ushtrinë në Kosovë! Borrell: BE-ja e gatshme të shtojë trupat e EULEX-it! Rama: Prishtina ka mbështetjen tonë
B.V/ReportTv.al