Kosova & Rajoni

Von Der Leyen: Do të lobojmë për heqjen e vizave për Kosovën

2 Qershor 2021, 13:52| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 13:57

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka ofruar mbështetje për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Mesazhin e saj presidentja e Komisionit Evropian e ka bërë të ditur përmes një letre për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në letrën e saj, Von Der Leyen, ka theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për lobim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Von Der Leyen, ka shkruar se perspektiva  e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke forcuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?