Ursula Von Der Leyen

Von der Leyen i garantohet kryesimi i PE! Meloni e përjashtuar sulmon BE: Gjiganti burokratik s’pyet

26 Qershor, 17:24| Përditesimi: 26 Qershor, 17:26

  • Share

Ursula Von Der Leyen duket se ka premisa më të larta të konfirmohet në detyrë si presidente e Komisionit Europian. Partitë Popullore Europiane, Socialdemokratët dhe Liberalët duket se kanë një dakordësi për emërimin e saj në krye të Komisionit Europian, por këtë do ta vendosë vota e deputetëve të Parlamentit Europian.

Politikanes gjermane i nevojiten 361 vota për t’u konfirmuar në detyrë.

Edhe për postin e kreut të Këshillit të BE ka një pretendent, António Costa, ish-kryeministër portugez. Costa, një politikan karriere ka qenë deputet portugez, eurodeputet dhe ministër. Ai ka qenë kryetar bashkie i Lisbonës dhe në vitin 2015 kryeministër portugez.

Në vitin 2022, gjatë kohës që ishte kryeministër, figura e tij u vu në dyshim nga akuzat e prokurorisë portugeze për korrupsion, duke e detyruar atë të japë dorëheqje.

Por më vonë prokuroria kërkoi falje, duke u shprehur se akuzat ndaj Costas ishin gabim hetimor, pasi kishin keqkuptuar përgjimet telefonike dhe nuk kishte prova serioze.

Çështja ende nuk është mbyllur përfundimisht, por politikani 62-vjeçar konsiderohet i pafajshëm në Portugali.

Ndërsa sot, (26 Qershor) gjatë një fjalimi në Dhomën për BE-në në Itali, kryeministrja Georgia Meloni shprehu kritikat ndaj kampeve politike pasi sipas saj nuk ishte marrë mendimi i Italisë për emërimin e kandidatëve për postet e larta të BE-së.

Njoftimi i një marrëveshjeje paraprake të ndërmjetësuar dje nga përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane (EPP), socialistët dhe liberalët erdhi si rrufe në qiell për qeverinë italiane, e cila nuk e priti mirë këtë lajm.

Me patosin që e karakterizon, Meloni e quajti BE-në një gjigand burokratik. Pritet të negociojë personalisht me Melonin për të fituar mbështetjen e saj në Parlamentin Europian.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?