Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Von Der Leyen kërcënon AstraZenecën:  Nëse nuk do të dorëzoni dozat e premtuara, do të ndalojmë eksportet e BE-së

20 Mars 2021, 15:10| Përditesimi: 20 Mars 2021, 15:17

  • Share

Përplasjet dhe tensionet e vazhdueshme të komisionit evropian me kompaninë AstraZeneca ka bërë që ditën e sotme presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të  kërcënojë me ndalimin e eksporteve të vaksinës nëse blloku nuk merr më parë dërgesat e premtuara.

"Ne kemi mundësinë e ndalimit të një eksporti. Ky është mesazhi jonë për AstraZeneca: Së pari ju duhet të përmbushni kontratën tuaj me Evropën para se të filloni të dërgoni në vendet e tjera," i tha zonja von der Leyen grupit mediatik gjerman Funke.

Presidenti i Komisionit Evropian tha se AstraZeneca kishte shpërndarë vetëm 30% të 90 milion dozave të vaksinës që kishte premtuar për tremujorin e parë të vitit.

BE po përpiqet të përshpejtojë programin e vaksinimit, me një valë të tretë të rasteve që ndodhin në shumë pjesë të kontinentit.

Zonja Von der Leyen tha se në kontratën e BE me AstraZeneca thuhet se vaksinat e destinuara për bllokun do të prodhohen në fabrikat e BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, "por ne nuk kemi marrë asgjë nga Britanikët".

"Nuk mund t'u shpjegoj qytetarëve evropianë pse po eksportojmë miliona doza vaksinash në vendet që po prodhojnë vetë vaksina dhe nuk kthejnë asgjë mbrapa," tha ajo.

Përplasjet mes palëve kanë filluar në muajin Janar kur AstraZeneca theksoi se do të të zvogëlonte sasinë e dozave për BE, pasi kishte vështirësi në prodhim.  E para herë që një vend I BE ndaloi eksportin e vaksinave ishte ajo e Italisë, kur bllokoi 250 000 doza të destinuara për Australinë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?