Angela Merkel dhe Ursula von der Leyen

Bota

Von der Leyen kërkon t’i shtrëngoi dorën për ta përshëndetur, Merkel heziton dhe zbaton masat anti-COVID, momenti bëhet viral

24 Tetor 2021, 14:34| Përditesimi: 24 Tetor 2021, 14:37

  • Share

Pandemia ka ndryshuar sjelljen e të gjithëve. Ndërsa dikur ishte krejt i natyrshëm një përqafim apo një puthje, tani një gjë e tillë mund të konsiderohet një burim infektimi.

Një moment i sikletshëm është kapur nga kamerat gjatë Samitit të BE, kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i dha dorën për ta takuar kancelares Anglea Merkel, por ajo e frikësuar nga virusi, pasi hezitoi për disa sekonda i drejtoi “grushtin” (takimi i njohur tashmë prej fillimit të pandemisë).

Duket se kancelarja është një zbatuese e përpiktë e masave anti-COVID dhe nuk i shkel ato, ndërsa ky moment është bërë mjaft viral në rrjet.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?