Forcat e armatosura ruse kanë pushtuar Soledar-in, referuar edhe deklarimit të presidentit ukrainas Zelenskky, i cili ka thënë se gjithçka është shkatërruar plotësisht, nuk ka mbetur pothuajse asnjë shenjë jete dhe e gjithë toka nën Soledar është e mbuluar me kufoma. Por, ushtria ukrainase vazhdon betejën për Donbass, megjithëse pala ruse ka përqendruar të gjitha përpjekjet për të goditur Soledar. Ai që vjen si lajm i ri nga Rusia është fakti që ushtria ruse do shtojë arsenal të ri armësh madje më të avancuar se ato që ka pasur deri tani.
Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoig foli edhe për mburojën bërthamore, e cila sipas tij, ka qenë dhe mbetet garantuesi kryesor i sovranitetit dhe integritetit territorial të Rusisë. Pas këtij lajmi, Bashkimi Evropian ka reaguar duke thënë se do t’i shtrijnë sanksionet nda Bjellorusisë dhe Iranit nëse mbështesin në luftë Rusinë, e jo vetëm ndaj këtyre dy shteteve, por të gjitha shteteve që cënojnë lirinë e Ukrainës.
"Bashkimi Evropian do të vazhdojë të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të mbështetur popullin e guximshëm ukrainas. Ne do të mbajmë presionin ndaj Kremlinit për aq kohë sa është e nevojshme me regjimin e luftëtarëve sanksione. Ne do t'i shtrijmë sanksionet ndaj atyre që mbështesin ushtarakisht luftën e Rusisë, si Bjellorusia apo Irani dhe ne do të dalim me sanksione të reja kundër Bjellorusisë”, kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas nënshkrimit të deklaratës së tretë për Bashkëpunimi NATO-BE.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Luftime të ashpra në qytetin Soledar, rrugët janë të mbuluara me trupa, nuk ka më jetë! Media ukrainase: Emërohet shefi i ri i Shtabit të ushtrisë ruse
F.D/ReportTv.al