Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen me anë të një postimi në Twitter ka njoftuar se edhe në testin e dytë për Covid-19 ka rezultuar negative, megjithatë është shprehur se do të qëndrojë në vetë-izololim deri nesër në mbrëmje. Presidentja e Komisionit Europian u fut në karantinë pasi kishte pasur kontakt me një të infektuar me koronavirus.
Në postimin e saj, Ursula von der Leyen shkroi: “Rezultati i testit tim të dytë sapo errdhi. Rezultova negative sërish. Unë do të qëndroj në vetëizolim deri nesër në mbrëmje."
Presidentja e Komisionit Europian është e dyta liderë e BE, që izolohet për shkak të Covid-19, më parë ka qenë Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel i cili është futur në karantinë, për shkak të së cilës u shtynë edhe mbledhjet e këshillit.