Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka rezultuar negative në testin e fundit për Covid-19.
Von Der Leyen e dha njoftimin përmes një postimi në Twitter.
“Jam e lumtur t’ju njoftoj se rezultati i testit tim të fundit për koronavirus është negativ. Dje bëra testin. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Kujdesuni për veten”, tha ajo.
Von der Leyen u largua nga samiti të enjten e kaluar duke u vetizoluar, për të dytën herë pas konfirmimit se një anëtar ishte diagnostikuar me COVID-19.
Komento