Ursula Von der Leyen

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

25 Tetor, 23:03| Përditesimi: 25 Tetor, 23:07

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, do të vizitojë nesër Kosovën, në kuadër të turit në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Zyra e Kryeministrit dhe Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ajo do të pritet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Takimi me presidenten nis në orën 09:45 në Kabinetin e Presidentes ndërsa takimi me kryeministrin nis nga ora 11:00 dhe mbahet në godinën e Qeverisë.

Deri tash, Von der Leyen ka qëndruar për vizitë në Tiranë, Shkup, Beograd, Sarajevë.  Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë./ RTK

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?