Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

​Von der Leyen nis sot turin katërditor në Ballkanin Perëndimor, nesër takohet me Osmanin dhe Kurtin (Axhenda)

29 Tetor 2023, 09:01| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 09:42

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë sot vizitën katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Sot shefja e bllokut evropian do të takohet me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut, me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

Ndërsa të hënën do të jetë në Prishtinë, për t’u takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Të martën në mëngjes, siç njofton Zyra e Bashkimit Evropian, von der Leyen, do të jetë në Podgoricë të Malit të Zi.

Ajo do të takohet me presidentin Jakov Milatoviç si dhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Pasdite e ditës së marte, Von der Leyen, do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe me kryeministren, Ana Brnabiç.

Së fundi, të mërkurën, presidentja von der Leyen do të takohet në Sarajevë me Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës. Ajo do të takohet edhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo.

Vizita vjen pas takimeve të presidentes von der Leyen në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?