Presidentja e Komisionit Evropian, Ursuala von der Leyen ka bërë një thirrje për mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës, duke thënë se Ukraina duhet të fitojë dhe Putin duhet të dështojë.
"Ne duhet të bëjmë presion që qëllimet imperialiste të Rusisë të dështojnë dhe që Ukraina të fitojë. Gjithashtu, ne duhet të sigurohemi që Ukraina të ketë municion standard. "Nuk duhet të presim muaj e vite për të dërguar obus. Ne mund të bashkojmë industrinë ushtarake të Evropës dhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë nevojitet. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë në pandemi kur pyetëm industrinë farmaceutike se çfarë kishte nevojë," tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Mynih.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Von der Leyen: Putini duhet të dështojë! Kina: Do paraqesim plan paqeje! Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7: Reagimi ynë ndaj Rusisë, i pamjaftueshëm
F.D/ReportTv.al