ilustruese

Bota

Von Der Leyen pas zgjedhjeve në Moldavi: Dera e Evropës e hapur për ju

29 Shtator, 10:26| Përditesimi: 29 Shtator, 10:34

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen reagoi mëngjesin e kësaj të hëne për zgjedhjet në Moldavi ku fituese rezulton partia pro evropiane. Von Der Leyen thotë se moldavët bënë zgjedhjen e tyre dhe se dera e Evropës është e hapur për Moldavinë.  

"Asnjë përpjekje për të mbjellë frikë ose përçarje nuk mund ta thyejë vendosmërinë tuaj. Ju e bëtë të qartë zgjedhjen tuaj: Evropë. Demokraci. Liri. Dera jonë është e hapur. Dhe ne do të qëndrojmë me ju në çdo hap të rrugës. E ardhmja është e juaja", shkruan Von Der Leyen në reagimin e saj. 

 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Moldavi/ Pro-evropianët fitojnë me mbi 50%, pro-rusët marrin 24.26%! Paralajmërojnë protestë para parlamentit


A.I/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?