Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një bisede telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer tha se Bashkimi Evropian po përgatitet të mbrojë interesat e tij me kundërmasa proporcionale ndaj tarifave doganore të presidentit amerikan Donald Trump.
Von der Leyen tha gjithashtu se BE-ja është e përkushtuar të punojë ngushtë me Britaninë për sigurinë dhe mbrojtjen dhe është e shqetësuar për pengimin e Rusisë në përpjekjet për paqe në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë lajmëruar mbajtjen e një samiti të përbashkwt BE-Mbretëri e Bashkuar më 19 maj, i cili do të ofrojë një mundësi të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin BE-MB në fusha kyçe, duke përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, tregtinë dhe ekonominë.
Just spoke with @Keir_Starmer and shared my concern over the impact of the US tariffs on the global economy.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 6, 2025
We also discussed security & defence and the upcoming EU-UK Summit.
Read-out ↓
Komente
