Politikë

Von der Leyen përgëzoi Shqipërinë për progresin drejt BE, irritohet Berisha: Vendi ynë nuk plotëson asnjë kriter (VIDEO)

13 Tetor, 13:23| Përditesimi: 13 Tetor, 16:17

  • Share

Sali Berisha e ndoqi nga larg vizitën e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen në Tiranë. Ndërsa, Von der Leyen përgëzoi Shqipërinë për arritjen e rezultateve në rrugën drejt anëtarësimit në BE, për kreun e PD, progresi drejt Bashkimin Europian nuk është për meritë të qeverisë.

Berisha ‘nxiu’ imazhin e Shqipërisë gjatë një konference për media nga selia blu duke u shprehur se Shqipëria përveç pozicionit strategjik dhe politikës së jashtme, nuk plotëson asnjë kriter tjetër për tu bërë pjesë e familjes europiane.

"PD forcat politike që ka anëtarësuar Shqipërinë Këshillin e Evropës, në NATO dhe që ka firmosur marrëveshjen e stabilizim asocimit, liberalizimin e vizave dhe që meritoi rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, por që e pengoi me qëllim të keq Edi Rama, mbështet fuqishëm dhe pa asnjë rezervë, integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen në të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët. PD thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritën e funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira, janë interesi më i mirë i shqiptarëve. Theksojmë se për PD, Shqipëria aktualisht përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme, nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin në PD,” tha Berisha.

Në konferencën e kësaj të hëne, kreu i PD iu përgjigj edhe ofertës së socialistëve që përmes Taulant Ballës, pranuan bashkë-drejtim të reformës zgjedhore. Por, Berisha kërkon garanci ndërkombëtare.

“Nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa praninë e ODIHR. Do ftohet dhe do i dërgohet ftesë ODIHR, pasi të pranojnë ftesën, duhet një ftesë nga të gjitha palët, pozita dhe opozita dhe natyrisht me praninë e ODIHR ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë një e nga një të gjitha rekomandimet e misioneve të vëzhgimit, të cilat nga 2013 e gjer sot nuk janë marrë parasysh.

Për reformën territoriale, ne kemi dorëzuar, në parlament ekziston një projekt i PD-së dhe opozitës për reformën territoriale i cili ndryshon si nata me ditën me projektin që ka ndërmend Edi Rama. Edi Rama ka ndërmend faktikisht të pjesëtojë me disa herë fuqinë e votës së qytetarëve shqiptarë. Të largojë pushtetin prej tyre dhe ti katandisë nga 62, në mos gaboj në 28 apo 30 bashki dhe komuna”, tha Berisha.

Me shqetësim, Berisha sheh edhe rikthimin e procesit për zgjedhjen e Avokatit të ri të popullit:

“Edi Rama i pangopur do të ketë çdo pushtet në duart e tij, por të jetë i sigurt se nuk do të na imponojë kurrë të votojmë, kandidatë që meritojmë”, u shpreh ai.

Kryedemokrati thotë se opozita do të insistojë te kandidatura e kryetarit të shoqatës së ish të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni.

Ora 13:39
‘PD nuk do të mbajë peng Avokatin e Popullit’, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët! Ne e bëmë propozimin, por ju nuk e votuat

 

Sali Berisha ka folur dhe për deklaratën e dhënë së fundmi nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se do të zgjidhet Avokati i Popullit, me apo bashkëpunimin e PD-së.

Berisha u shpreh se kandidatura e opozitës është Besim Ndregjoni, propozim i cili është refuzuar për të kaluar në votim në seancë plenare. Sipas Berishës, kjo është një tjetër lojë e mazhorancës për të marrë të gjitha pushtetet në duart e tyre.

“Asgjë tjetër, duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur me një ujdi me opozitën. Le a marrin. Ky është Edi Rama i pangopur, do të ketë çdo pushtet në duart e tij. Por nuk do të na imponojnë të votojmë për kandidatë që nuk e meriton.

Ne kemi një avokat të ri nga shoqëria civile, Besim Ndregjoni, kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij erdhi në për votim në parlament. Niko Peleshi, zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, tha do e diskutojmë U diskutua dhe i thamë që këtë kemi kandidat. Nuk e hodhi në votim. Në ligjin e parlamentit, zoti Ngregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, nuk kemi kundërshtim, por rregulli është që duhet të jetë propozim i opozitës”, tha Berisha.

K.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?