Bota

Von der Leyen: Plani për sigurinë e Ukrainës me 3 nivele

1 Shtator, 16:26| Përditesimi: 1 Shtator, 16:30

  • Share

Bashkimi Evropian ka një plan të detajuar për dërgimin e trupave në Ukrainë. Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen, gjatë turit të saj në shtetet kufitare me Rusinë dhe ato të Evropës Lindore, njoftoi planin për garancitë e sigurisë për Ukrainën vetëm disa orë përpara skadimit të afatit dyjavor që Putinit iu vendos pas takimit në Uashinton në lidhej me një takim me Zelenskyn.

***

Presidentja e Komisionit Evropian zhvilloi një tur në kufijtë lindorë të Evropës, me shtetet lindore të unionit që ishin pjesë e vizitës së saj.

Ajo vizitoi Bullgarinë, Lituaninë dhe Poloninë si pjesë e shteteve që ndajnë kufirin e BE me Rusinë.

Qëllimi i këtyre vizitave, siç u shpreh ajo në ndalesat e saj, ishte solidarizimi me këto shtete të cilat prej kohësh janë vënë në provë nga sulmet hibride të Rusisë.

Von Der Leyen përmendi nga Polonia në krah të Donald Tusk për herë të parë planin evropian për garancitë e sigurisë së Ukrainës pas arritjes së një marrëveshje paqeje, i cili, përbëhet nga 3 nivele, ku la të kuptohej edhe angazhimin e SHBA me trupa.

“Vija e parë e mbrojtjes në Ukrainë është një ushtri e fortë ukrainase që duhet të jetë i padepërtueshme për pushtuesit e mundshëm. Vija e dytë e mbrojtjes është një grup shumëkombësh, Koalicioni i të Gatshmëve, me mbështetjen e amerikanëve. Pastaj vija e tretë dhe më e rëndësishme e mbrojtjes është, sigurisht, qëndrimi ynë mbrojtës dhe të mos harrojmë punën për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”.

Këtë të hënë, afati dy javor për një përgjigje në lidhje me takimin dypalësh Putin-Zelensky skadon ndërsa pritshmëritë për një takim të tillë janë sfumuar, me SHBA që ende nuk kanë dhënë sinjale konkrete për atë se çfarë do të kontribuojë si pjesë e garancive të sigurisë.

Donald Trump në një intervistë të së dielës, la të hapur mundësinë e dërgimit të avionëve amerikanë në Ukrainë dhe tha se tashmë shpreson në një takim trepalësh për të cilin foli me siguri se do të ndodhë.

“Një takim trepalësh mund të ndodhë. Nuk e di për një takim dypalësh, por një takim trepalësh do të ndodhë”, tha Trump.

Moska gjatë dy javëve akuzoi Ukrainën se refuzoi çdo propozim të Trump për t’u ulur në një takim dypalësh, ndërsa Ukraina akuzoi Moskën se nuk u angazhua për organizimin e një takimi dypalësh Putin-Zelensky.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?