Bota

Von der Leyen: Po jetojmë në kohë të vështira, Rusia po na vë në provë

1 Tetor, 14:16| Përditesimi: 1 Tetor, 14:18

  • Share

1759221625_ursulavonderleyen.JPG

Foto: Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas mbërritjes së saj në samitin joformal të BE-së tha se koha që po jetojmë është sfiduese.

"Jetojmë në kohë sfiduese. Lufta ruse kundër Ukrainës është ende duke vazhduar. E shohim Rusinë duke vënë në provë vendosmërinë tonë. Prandaj, këto janë kohë kur është absolutisht e rëndësishme të kemi një ndjenjë të përbashkët urgjence dhe uniteti për t'iu përgjigjur këtyre sfidave. Dhe kështu, ky Këshill Evropian joformal në Kopenhagen vjen pikërisht në kohën e duhur", tha Ursula von der Leyen.

 Von der Leyen gjithashtu përmendi shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, ku nënvizoi se kjo e fundit po përpiqet që të vendosë BE-në në provë dhe të nxisë përçarje.

"Ajo që shoh në përgjithësi, edhe në vendet në vijën e frontit, kemi pasur dronë në Poloni, kemi pasur ndërhyrje në hapësirën ajrore në Estoni. Është një model, dhe ky model vjen nga Rusia. Dhe sado që Rusia përpiqet të na vërë në provë, ajo gjithashtu përpiqet të nxisë përçarje dhe ankth në shoqëritë tona. Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë", shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Shkeljet e hapësirës ajrore, udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagen, në fokus ‘muri kundër dronëve’ për të sprapsur Rusinë


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen, si e vlerësoni?