Ursula Von der Leyen

Bota

Von der Leyen po vuan nga një 'pneumoni e rëndë', anulon udhëtimet për 2 javët e para të janarit

3 Janar, 15:29| Përditesimi: 3 Janar, 16:57

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka anuluar të gjitha udhëtimet e saj të planifikuara për dy javët e para të janarit për t’u shëruar nga një “pneumoni e rëndë,” e cila do ta pengojë, ndër të tjera, të udhëtojë në Poloni për nisjen formale të presidencës së radhës së Këshillit të BE-së.

Sipas 'La Repubblica' Von der Leyen, 66 vjeçe dhe rishtazi e konfirmuar për një mandat të dytë, nuk do të shkojë as në Lisbonë, ndërsa udhëtimi i planifikuar për në Gdansk për fillimin formal të presidencës polake do të shtyhet. Këtë e kanë bërë të ditur për Europa Press burime nga ekzekutivi i BE-së.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?