Foto: Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka reaguar sërish në lidhje me tmerret që po përjetojnë banorët në Gaza.
"Ngjarjet e tmerrshme që zhvillohen çdo ditë në Gaza duhet të ndalen. Nevojitet një armëpushim i menjëhershëm, qasje e pakufizuar për të gjithë ndihmën humanitare dhe lirimi i të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. BE-ja mbetet donatori më i madh i ndihmës humanitare. Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim fuqimisht zgjidhjen me dy shtete, e cila është minuar nga veprimet e fundit të qeverisë izraelite për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor", shkroi Ursula von der Leyen në X.
Lajmi kryesor:
IDF vijon bombardimet në Gaza, rreth 400 mijë të evakuuar! BE sanksione Izraelit e Hamasit! Një ‘korridor humanitar’ i ri është hapur për 48 orë
Xh.K/ReportTv.al