Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Bota

Von der Leyen: Trump ka nevojë për mbështetjen e BE-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

7 Mars, 22:29| Përditesimi: 7 Mars, 22:33

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Donald Trump ka nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian për të arritur një paqe në Ukrainë.

Në një deklaratë të bërë gjatë një takimi me liderët evropianë, Von der Leyen tha se liderët kishin rënë dakord të lehtësonin rregullat fiskale për t’i mundësuar shteteve anëtare të shpenzonin më shumë për mbrojtjen e tyre, një masë që është ndërmarrë pas presionit të Trump.

"Ne të gjithë duam një paqe përmes forcës, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Kjo është gjithashtu në interes të presidentit Trump që të arrijë një paqe përmes forcës", tha Ursula von der Leyen. 

Ajo theksoi se çdo përpjekje e tillë për të arritur paqen mund të realizohet vetëm me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare.

Von der Leyen shtoi se BE ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbijetesën ekonomike të Ukrainës, duke siguruar fonde për vitin 2025, dhe se po investon shumë në industrinë e mbrojtjes ukrainase.

"Ne jemi ata që tani investojmë shumë në industrinë e mbrojtjes ukrainase dhe po ofrojmë kapacitete ushtarake që i duhen Ukrainës", tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?