Von der Leyen viziton sot Beogradin, Vuçiç: Diskutime për të gjitha çështjet e rëndësishme për Serbinë

31 Tetor 2023, 11:19| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 11:21

  • Share

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do vizitojë sot Beogradin, e cila do takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren, Ana Brnabiç.

Vuçiç dhe Von der Leyen fillimisht do bisedojnë së bashku në Pallatin e Serbisë, dhe më pas do të takohen me anëtarët e dy delegacioneve. Presidenti Vuçiç tha mbrëmë se ata do të diskutojnë për të gjitha çështjet e rëndësishme përsa i përket Serbisë.

“Ajo do qëndrojë në Beograd për një natë dhe përveç bisedimeve zyrtare, ne do të kemi bisedime edhe private, ku dhe do darkojmë së bashku. Do të kemi shumë kohë për të diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme për Serbinë”, tha Vuçiç për TV Happy. 

Von der Leyen vjen në Beograd si pjesë e një vizite katër-ditore në Ballkanin Perëndimor, të cilën ajo e filloi të dielën në Shkup, me qëllim që të prezantojë detajet e Planit të Rritjes së BE-së për rajonin. Ajo dje ishte edhe në Prishtinë, ku në një konferencë për media me kryetaren e institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Vjosa Osmani, tha se ka një plan të ri investimi që funksionon shumë mirë dhe se suksesi mund të arrihet vetëm nëse Beogradi dhe Prishtina normalizojnë marrëdhëniet e tyre.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?