Komisioni Evropian ka nisur procedurat ligjore kundër kompanisë farmaceutike anglo-suedeze të AstraZeneca, pasi në mënyrë të përsëritur ka vonuar dërgesat e dozave të vaksinës në Bashkimin Evropian, duke shkelur kontratën.
Komisionerja e shëndetësie, Stella Kyriakides përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, shkruan se prioritet është kujdesi shëndetësor i qytetarëve të BE dhe se çdo vaksinë ka vlerë dhe shpëton jetë.
“Prioriteti jonë është të fuqizojmë furnizimin me vaksina, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të Bashkimit Evropian. Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian vendosi të ndërmarri rrugën ligjore kundrejt AstraZeneca. Çdo dozë vaksine ka vlerë. Çdo dozë vaksine shpëton jetë.”, shkruan komisinerja e shëndetësisë, Stella Kyriakides.
Ky vendim vjen pas një konflikti të përsëritur mes Bashkimit Evropian dhe kompanisë farmaceutike.
Bashkimi Evropian pretendon se AstraZeneca i ka shkaktuar një vonesë të pajustifikueshme procesit të vaksinimit në 27 vende, ndërkohë kompania farmaceutike pretendon se është i pamundur prodhimi i kaq shumë vaksinave sa BE kërkon, si gjatë 3 mujorit të parë të vitit edhe të dytë.
Në mars, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh e zhgënjyer me kompaninë dhe tha se AstraZeneca fatkeqësisht po bën dërgesa në vende të tjera duke ulur shpejtësinë e dërgesave në BE dhe si pasojë ngadalësimin e procesit të vaksinimit në 27 vende.
Bashkimi Evropian, në bazë edhe të kontratës, ka pritur ka kompania farmaceutike 120 milionë doza të vaksinës në tremujorin e parë, por mori rreth 30 milionë doza.
Lidhur me këtë padi, ka reaguar kompania AstraZeneca, duke lajmëruar se në fund të prillit do të dërgojë 50 milionë doza në BE.
“Ky vit ishte, viti i zbulimeve shkencore, negociatave komplekse, sfidave të prodhimit, kompania jonë do t’i dorëzojë BE të paktën 50 milionë doza në fund të prillit, në bazë të kontratës."
Kompania mendon se kjo çështje nuk duhet të shkonte në gjykatë por megjithatë do të mbrohet siç duhet në gjykatë.
“AstraZeneca ka përmbushur plotësisht marrëveshjen me BE dhe do të mbrojë vetën në gjykatë. Ne besojmë se nuk e meritojmë që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë gjyqësore dhe jemi të hapur ta zgjidhim sa më shpejt të jetë e mundur.”, shoi kompania anglo-suedeze.
Në Bashkimin Evropian pavarësisht progresin ende nuk ka një ritëm të qëndrueshëm të procesit të vaksinimit kundër COVID-19.