Një tjetër incident me dronë u shënua në Aeroportin e Oslos në Norvegji. Disa fluturime u vonuan dhe devijuan për shkak të dyshimeve për prezencë të disa dronëve gjatë natës. Lajmi u raportua nga agjencia norvegjeze e lajmeve NTB, e cila megjithatë thotë se pritet të verifikohet nëse ishin realisht dronë apo jo.
"Ne morëm një raport në orën 12:16 të mëngjesit, kur një pilot i një aeroplani norvegjez mendoi se pa dronë ndërsa i afrohej aeroportit", tha për NTB Menaxheri i Operacioneve Gisle Sveen i Distriktit Lindor të Policisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar akuzat e vazhdueshme për fluturime të dronëve të tyre në vendet evropiane, tha se akuzat ndaj Moskës po ngrihen "pa bazë dhe pa dallim".
"Ka shumë politikanë në Evropë që kanë tendencën ta fajësojnë Rusinë për gjithçka. "E gjithë kjo çështje me dronë është vërtet e çuditshme, për të mos thënë më shumë", ka deklaruar ai.
Moska akuzon gjithashtu BE dhe NATO-n se po përgatiten për përballje me Rusinë. Këtë deklaratë e bëri zëvendësministri i jashtëm rus Alexander Grushko teksa po fliste për një përshkallëzim të mundshëm.
"Rreziqet [e përshkallëzimit] janë shumë të larta. Ne shohim se Evropa është në rrugën e përshkallëzimit. Kjo reflektohet në ndihmën në rritje që vendet perëndimore po i ofrojnë Ukrainës, duke dërguar armë gjithnjë e më vdekjeprurëse. Kjo reflektohet edhe në situatën ushtarako-politike në krahun lindor të NATO-s, ku numri i ushtrimeve po rritet. Këto ushtrime po bëhen gjithnjë e më agresive, me skenarë të operacioneve ofensive të zbarkimit dhe rritjes së zbulimit ajror. ", u shpreh ai.
Planifikimi ushtarako-politik i BE-së dhe NATO-s tregon përgatitjen e tyre për përballje me Rusinë, tha zëvendësministri i jashtëm rus Alexander Grushko. Duke komentuar rreziqet e një përshkallëzimi të mundshëm mes Rusisë dhe Evropës lidhur me qëndrimet kësaj të fundit ndaj Ukrainës, ai tha:
"Rreziqet [e përshkallëzimit] janë shumë të larta. Ne shohim se Evropa është në rrugën e përshkallëzimit. Kjo reflektohet në ndihmën në rritje që vendet perëndimore po i ofrojnë Ukrainës, duke dërguar armë gjithnjë e më vdekjeprurëse. Kjo reflektohet edhe në situatën ushtarako-politike në krahun lindor të NATO-s, ku numri i ushtrimeve po rritet. Këto ushtrime po bëhen gjithnjë e më agresive, me skenarë të operacioneve ofensive të zbarkimit dhe rritjes së zbulimit ajror.
Ato gjithashtu përfshijnë një theks në rritje në komponentin bërthamor. Bombarduesit strategjikë amerikanë po fluturojnë përgjatë kufijve tanë. Kjo është një rrugë e dukshme drejt përballjes ushtarake me Rusinë dhe përgatitjes për përballje ushtarake me Rusinë në përgjithësi, duke pasur parasysh natyrën e aktiviteteve ushtarake dhe natyrën e planifikimit ushtarak.", tha ai.
Komente

Turp per Naton Evropen qe na kan genjyer se jane haq te forte po nuk kan guximin ose fuqine per ta ndaluar Rusine,pra vetem roga te larta per gjeneralet kurse popujt nuk kan as vende per tu fsheur nga nji rezik kjo qenka byrokracia fashiste vetem per elitaret kurse popujt le te ngordhi por cka ju duhet atyre jeta pa popull?
Përgjigju