Shkatërrime në Ukrainë. foto arkiv

Bota

Vonohen dhe devijohen disa fluturime në aeroportin e Oslos në Norvegji, u dyshua për dronë! Ukraina kryen sulme në Rusi, 40 mijë banorë pa energji në Belgorod

6 Tetor, 08:31| Përditesimi: 6 Tetor, 08:37

  • Share

Një tjetër incident me dronë është shënuar në Aeroportin e Oslos në Norvegji. Disa fluturime u vonuan dhe të tjera devijuan për shkak të dyshimeve për prezencë të disa dronëve gjatë natës. Lajmi raportohet nga agjencia norvegjeze e lajmeve NTB, e cila megjithatë thotë se pritet të verifikohet nëse ishin realisht dronë apo jo.

"Ne morëm një raport në orën 12:16 të mëngjesit, kur një pilot i një aeroplani norvegjez mendoi se pa dronë ndërsa i afrohej aeroportit", tha për NTB Menaxheri i Operacioneve Gisle Sveen i Distriktit Lindor të Policisë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Ukraina ka kryer sulme ndaj Rusisë. Mediat raportojnë se rreth 40 mijë banorë të rajonit të Belgorodit kanë mbetur pa energji elektrike pas bombardimeve nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

"Sipas një raporti teknik mbi natyrën e dëmeve të shkaktuara nga bombardimet e mbrëmshme të Belgorodit, ka dëme të konsiderueshme në rrjetin elektrik në shtatë komuna: gati 40,000 banorë janë pa energji elektrike", tha guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov.

Lajm në përditësim…

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?