Pas shumë muajsh mosmarrëveshje të ashpër mes Bashkimit Evropian dhe AstraZeneca ka nisur gjyqi.
Në seancën e parë, BE akuzoi firmën farmaceutike për shkelje të kontratës, vonesën në shpërndarjen e vaksinave dhe dërgimin e dozave të premtuara jashtë BE.
Bashkimi Evropian i kërkoi gjykatës që AstraZeneca të paguajë 10 milionë euro për shkeljen e kontratës dhe 10 euro për dozë, për çdo ditë vonese si kompensim për dëmin e shkaktuar. Ata gjithashtu kërkuar qe gjykata të lëshonte një urdhër në mënyrë që AstraZeneca, të shpërndajë menjëherë dozat e premtuara.
Kompania farmaceutike e AstraZeneca, i ka premtuar BE 300 milionë doza deri në fund të qershorit, por vetëm 1 e 3 prej tyre do të shpërndahen në vendet anëtare.
Avokati i BE, Rafael Jafferali i tha gjykatës së kompania tani pretendon të dërgojë numrin total të dozave të premtuara në fund të dhjetorit.
“Me 6 muaj vonesë është qartazi një dështim”, tha Jafferali.
Një tjetër akuzë, të cilën ekipi ligjor i Bashkimit Evropian i ngriti AstraZeneca, është se sipas tyre kompania farmaceutike ka trajtuar në mënyrë preferenciale, Britaninë e Madhe.
Jafferalo tha se kompania duhet të përdorë për të furnizuar BE të 4 pikat e prodhimit, si pjesë e marrëveshjes, pasi BE ka kryer një investim prej 336 milionë, ishin për të financuar 4 pikat e prodhimit të Astrazeneca.
Nga ana tjetër, avokati i AstraZeneca, u shpreh se kompania nuk ka shkelur detyrimet kontraktuale dhe se ka respektuar marrëveshjen. Ai shtoi se prodhimi i vaksinave është një procedura e vështirë dhe se kompania ka bërë maksimumin.
Në fund të muajit prill, Komisioni Evropian ka nisi procedurat ligjore kundër kompanisë farmaceutike anglo-suedeze të AstraZeneca.
Bashkimi Evropian është hasur me shumë vështirësi lidhur me procesin e vaksinimit, për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave nga kompanitë farmaceutike, por megjithatë tashmë situata është e stabilizuar dhe gjendja epidemiologjike është e qëndrueshme.