Korabi 1-1 Kukësi

Sport

Vora i falet një goli, Flamurtari 'poker' në udhëtim! Besa fiton në Pogradec, rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

15 Mars, 16:14| Përditesimi: 15 Mars, 16:17

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit zhvilloi të shtunën e 15 marsit raundin e 28-të. Ra në sy se skuadrat kryesuese siguruan tri pikët.

Në "Redi Maloku" të Fushë-Krujës, Vora fitoi 0-1 kundër Kastriotit falë golit të Skënderit në minutën e 18-të. Kështu vorakët vijojnë të jenë në krye të renditjes. Me tri pikë u përgjigj edhe Flamurtari. Vlonjatët fituan 0-4 në Lushnje me golat e Shkurtaj, Hasa, Cobian dhe Bangaly.

Sukses me vlerë për Besën e Kavajës, që në Pogradec fitoi 0-1 kundër liqenorëve. Në "Gjorgji Kyçyku" vendosi goli i Patrick Nonatos në minutën e 38-të.

Tri pikë siguroi edhe Apolonia dhe Burreli, ndërsa sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Korabit dhe Kukësit.

Kështu, me 70 pikë Vora vijon të jetë në krye të renditjes, ndjekur nga Flamurtari me 68-të. Në zonën e promovimit janë Besa, Burreli, Lushnja dhe Pogradeci.

Zona e ftohtë përbëhet nga Korabi, Kukësi, Valbona dhe Erzeni.

Kategoria e Parë, raundi 28-të:

E shtunë, 15 mars 2025

13:00 Kastrioti 0-1 Vora

13:30

Apolonia 2-1 Valbona

Burreli 1-0 Erzeni

Korabi 1-1 Kukësi

Lushnja 0-4 Flamurtari

Pogradeci 0-1 Besa

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?