Bashkia e Vorës ka mbyllur dyert ditën e sotme, pasi administrata i është bashkuar protestës së opozitës para Kuvendit kundër qeverisë Rama.
Denoncimi është bërë nga deputeti socialist Sadi Vorpsi, i cili shkruan se ky është modeli i qeverisjes së kësaj opozite.
“Modeli qeverisës i opozitës…Sot në Bashkinë e Vorës, asnjë shërbim për qytetarët. E gjithë administrata në protestë…”, shkruan Vorpsi. Bashkia e Vorës drejtohet nga Fiqiri Ismaili i zgjedhur nga PD-ja.
Bashkia e Vores e mbyllur
Lajmi kryesor:
Opozita mbyll mes tensionesh protestën e katërt, Basha: Më 16 mars 'përcjellim' Ramën (VIDEO)
/G.M./ReportTv.al