Kronikë

Vorë/ Grabiste me dhunë bizhuteritë e grave në rrugë, policia vendos në pranga 32-vjeçarin

29 Mars, 15:31| Përditesimi: 29 Mars, 17:18

  • Share

Policia ka finalizuar operacionin “Mekanizmi”, duke arrestuar autorin e dyshuar të disa vjedhjeve me dhunë.

Një 32-vjeçar nga Fushë Kruja ka përfunduar në pranga, pasi gjatë muajit mars 2025 dyshohet se u kishte grabitur me dhunë varëset e floririt tre grave në Vorë dhe Kamëz.

Pas kallëzimeve nga tre persona, viktima të grabitjeve, Komisariati i Policisë Nr. 7 ndërmori një sërë veprimesh hetimore dhe operacionale, duke arritur të identifikojë dhe lokalizojë autorin e dyshuar Florid Ceku.

“Gjatë operacionit u mundësua identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të këtyre vjedhjeve, shtetasi F. C., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse 32-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?