Kronikë

Vorë/ I vodhën me dhunë 5300 euro dhe 3 celularë një të riu, arrestohen dy autorët! Nis hetimi për 24-vjeçaren

13 Tetor, 15:59| Përditesimi: 13 Tetor, 16:06

  • Share

Një 27-vjeçar është grabitur me dhunë nga dy të rinj, mbrëmjen e djeshme në Marikë të Vorës, teksa i është marrë shuma e 5300 euro dhe 3 celularë.

Policia ka identifikuar dy autorët, të cilët janë arrestuar. Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e njërit nga të ndaluarve, u gjetën 2 karikatorë arme zjarri automatik model 56, një palë pranga, një mjet prerës (thikë) dhe 3 celularët e vjedhur.

Ndërsa po ashtu kanë nisur hetimet për një 24-vjeçare për moskallëzim krimi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetasi i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Road”, u lokalizuan në një banesë të braktisur, u kapën dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar të rastit, shtetasit F. S., 26 vjeç, dhe G. Sh., 30 vjeç, banues në Vorë.  

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. P., 24 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 

Nga hetimet dyshohet se shtetasit F. S. dhe G. Sh., në rrugën e fshatit Marikaj, në mbrëmje, i kanë marrë me dhunë, një shtetasi, 5300 euro dhe 3 celularë.   

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. S., në Vorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 karikatorë arme zjarri automatik model 56, një palë pranga, një mjet prerës (thikë) dhe 3 celularët e vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?