Kronikë

Ndezi zjarr dhe shkaktoi djegien e një mjeti, arrestohet 38-vjeçari në Vorë (Emri+VIDEO)

6 Tetor, 12:48| Përditesimi: 6 Tetor, 13:57

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar 38-vjeçarin Fatjon Kuçi, pasi në aksin rrugor “Vorë-Maminas”, për motive të dobëta, ka ndezur një zjarr te bimët në afërsi të automjetit të parkuar. Si pasojë e flakëve, mjeti i parkuar u dogj pjesërisht.

Ndërsa po ashtu është vënë në hetim një 54-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Vorë-Maminas”, po digjej një automjet, organizuan punën për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësin/t.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Motivi”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi F. K., 38 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ndezi zjarr te bimët në afërsi të automjetit të parkuar të shtetasit M. Gj.. Si pasojë automjeti i këtij të fundit, u dogj pjesërisht.

Nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se 38-vjeçari shoqërohej gjatë kryerjes së krimit, nga shtetasi A. D., 54 vjeç, për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?