Foto ilustruese

Vorë/ Nuk i dha raportin mjekësor për bashkëshorten, 54-vjeçari godet me sende të forta në kokë mjekun

12 Shtator, 17:35| Përditesimi: 12 Shtator, 17:59

  • Share

Vorë-Një 54-vjeçar banues në Marikaj është arrestuar pasi ka goditur mjekun me send të fortë në kokë, për shkak se nuk i dha raportin mjekësor për bashkëshorten.

54-vjeçari ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, me inicialet E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, burri dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë, informoi sot policia.

N.M., akuzohet për veprën penale 'Goditje për shkak të detyrës'.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?