Foto e armës që mbante djali

Kronikë

Vorë/ Udhëtonte me armë në brez në urban, arrestohet bashkë me shokun

6 Shtator 2019, 11:40| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 11:48

  • Share

VORË- Janë arrestuar dy persona në Vorë, pasi udhëtonin në autobuz me armë me vete. Personat janë K. M., 19 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë dhe K. M., 19 vjeç, lindur dhe banues në Bërzhitë, Tiranë. Djali i lindur në Librazhd mbante armën bashkw me fishekwt, kurse tjetri ishte shoku i tij me të cilin po udhëtonte.

 Ata janë arrestuar në “Mbikalimin  e Vorës”, ku policia sekuestroi armën dhe krehrin me fishekë. Djali K.M. nga Librazhdi u dënua për veprën "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, kurse djali tjetër u dënua për veprën “Moskallzim krimi”. Sipas policisë, materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?