Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi administrator dhe magazinier të një ambjeti që u gjetën produkte të skaduara në Vorë. Me kërkesë edhe te prokurorisë dy vëllezërit do të hetohen në masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Ata kanë ngritur pretendimin në gjykatë se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg por për asgjësim. Kjo procedurë do të ndodhte sapo të ishin krijuar kushtet financiare.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Gjatë kontrolleve të një magazine të kompanisë Master al, në Vorë më 19 korrik policia gjeti produkte ushqimore, kroasant, fruta të thata e të tjera, të cilt kishin skaduar që në muajin janar dhe shkurt.
Sipas autoriteteve mbi to, ishin vendosur etiketa skadence të falsifikuara me data më të largëta, dhe ishin bërë gati të nxirreshin në treg. Në një operacion të koduar “Siguria Ushqimore” policia sekuestroi 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara që 7 muaj më parë, me etiketat e falsifikuara.
Komente

ja keto jane shkaqet e smundjeve dhe kancereve ne shqiperi
Përgjigju