Foto ilustruese

Politikë

Vota e diasporës/ 157 mijë aplikime, miratohen 125 mijë! Refuzohen mbi 32 mijë të tjera

12 Shkurt, 14:52| Përditesimi: 12 Shkurt, 15:12

  • Share

Mbi 157 mijë emigrantë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  janë miratuar rreth 125 mijë aplikime, ndërsa u është refuzuar kërkesa mbi 32 mijë e 300 zgjedhësve.

Më së shumti janë refuzuar aplikimet nga Italia, ndjekur nga Greqia dhe Gjermania, për shkak të adresave të paqarta ose të gabuara, shpeshherë në mënyrë të qëllimshme.

Regjistrimet sipas qarqeve
Tiranë     25,481  regjistrime    20.4%
Fier   16,301  regjistrime   13.0%
Durrës 12,847 regjistrime  10.3%
Korçë 12,523   regjistrime 10.0%
Elbasan  12,260  regjistrime 9.8%
Vlorë  10,257 regjistrime  8.2%
Berat  8,888  regjistrime 7.1%
Shkodër 7,899 regjistrime 6.3%
Lezhë  6,615 regjistrime 5.3%
Gjirokastër  5,124 regjistrime  4.1%
Dibër  4,969 regjistrime  4.0%
Kukës 2,025 regjistrime 1.6%

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?