Foto ilustruese

Politikë

Vota e diasporës/ 182 mijë aplikime, miratohen 142 mijë kërkesa! Refuzohen 34 mijë të tjera

17 Shkurt, 16:00| Përditesimi: 17 Shkurt, 16:01

  • Share

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e diasporës, deri më tani në KQZ kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit, mbi 182 mijë emigrantë.

Sipas KQZ janë regjistruar mbi 142 mijë, ndërsa u janë refuzuar aplikimet mbi 34 mijë emigrantëve.

Thirrjet e politikës shqiptare shkojnë që diaspora të mos e lërë regjistrimin për afatet e fundit, pasi mund të bllokohet faqja nga fluksi i lartë.

Refuzimet mësohet se kanë ardhur për shkak të gabimeve në adresat që kanë dhënë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?