Gati 200 mijë zgjedhës nga diaspora i janë drejtuar deri më tani KQZ-së, duke dashur të regjistrohen për votim përmes postës.
Kërkesa ju është miratuar 158 mijë votuesve, dhe mbi 37 mijë të tjerëve ju është refuzuar, për pasakatësi, që kanë të bëjnë kryesisht me adresën e saktë në emigracion.
55 mijë votues janë regjistruar nga shqiptarët e Italisë, të ndjekur nga 44 mijë të Greqisë, dhe 18 mijë të Gjermanisë.
Votat që do të vijnë me zarfe nga bota në KQZ, do të ndahen sipas qarqeve të origjinës së votuesit.
33 mijë të regjistruar i takojnë qarkut Tiranë, 20 mijë Fierit dhe 16 mijë nga Fieri.
Kukësi ka më pak regjistrim, me 2 600 të tilla.
Kanë ngelur dhe 12 ditë në dispozicion për regjistrime të tjera.
Korçë 14,899 9.4%
Komente
