Politikë

Për herë të parë voton edhe diaspora, 78% pjesëmarrja! Mbyllet afati i pranimit të zarfeve, avioni i fundit solli vetëm 90 vota

11 Maj, 12:55| Përditesimi: 11 Maj, 19:47

  • Share

191,912 është numri i votave që kanë mbërritur nga diaspora. Gazetarja Esiona Konomi raporton se avioni i fundit solli vetëm 90 vota. 78% pjesëmarrja. 

Afati i fundit i pranimit të zarfeve ishte ora 19:00 dhe pas këtij orari asnjë zarf nuk do të pranohet. 

Italia mban numrin më të lartë të votave të kthyera me 72,800, ndjekur nga Greqia me rreth 52 942. Greqia duket se ka raportuar problemet që u hasën ditëve të fundit, pasi kishte një shifër shumë më të ulët. Në total në Greqi janë shpërndarë 68,380 zarfe zgjedhore. 

Nga Gjermania kanë ardhur 20,176 vota, ndërsa nga SHBA kanë mbërritur 16,401 vota. Shifër të konsiderueshme shënon edhe Mbretëria e Bashkuar me 11,764 vota të mbërritura.

Ndërkohë, sa i përket qarqeve, numri më i lartë i votave të mbërritura janë të Tiranës me 41,748, ndjekur nga Fieri me 25,949, Durrësi me 19,699 vota, Elbasani me 19,237 etj.  

Numërimi i votës se diasporës është i kushtëzuar nga fillimi i numërimit të qarqeve respektive. 

Zarfet e mbërritura sipas shteteve

Itali 72,800

Greqi 52,942

Gjermani 20,318

Shtetet e Bashkuara te Amerikës 16,500

Mbretëria e Bashkuar 11,764

Franca 3,830

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve

Tiranë 41,748

Fier 25,949

Durrës 19,699

Elbasan 19,237

Korçë 16,049

Vlorë 15,516

Shkodër 13,343

Berat 12,117

Lezhë  11,584

Dibër 7,339

Gjirokastër 6,531

Kukës 2,800

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?