191,912 është numri i votave që kanë mbërritur nga diaspora. Gazetarja Esiona Konomi raporton se avioni i fundit solli vetëm 90 vota. 78% pjesëmarrja.
Afati i fundit i pranimit të zarfeve ishte ora 19:00 dhe pas këtij orari asnjë zarf nuk do të pranohet.
Italia mban numrin më të lartë të votave të kthyera me 72,800, ndjekur nga Greqia me rreth 52 942. Greqia duket se ka raportuar problemet që u hasën ditëve të fundit, pasi kishte një shifër shumë më të ulët. Në total në Greqi janë shpërndarë 68,380 zarfe zgjedhore.
Nga Gjermania kanë ardhur 20,176 vota, ndërsa nga SHBA kanë mbërritur 16,401 vota. Shifër të konsiderueshme shënon edhe Mbretëria e Bashkuar me 11,764 vota të mbërritura.
Ndërkohë, sa i përket qarqeve, numri më i lartë i votave të mbërritura janë të Tiranës me 41,748, ndjekur nga Fieri me 25,949, Durrësi me 19,699 vota, Elbasani me 19,237 etj.
Numërimi i votës se diasporës është i kushtëzuar nga fillimi i numërimit të qarqeve respektive.
Itali 72,800
Greqi 52,942
Gjermani 20,318
Shtetet e Bashkuara te Amerikës 16,500
Mbretëria e Bashkuar 11,764
Franca 3,830
Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve
Tiranë 41,748
Fier 25,949
Durrës 19,699
Elbasan 19,237
Korçë 16,049
Vlorë 15,516
Shkodër 13,343
Berat 12,117
Lezhë 11,584
Dibër 7,339
Gjirokastër 6,531
Kukës 2,800
Komente
