Vota e diasporës ka shkaktuar tensione mes forcave politike, teksa PD po ndjek strategjinë e bllokimit të procesit të tyre, i paralajmëruar edhe më herët.
Ajo ka kërkuar që të veçohen votat e Greqisë me pretendimin e parregullsive. KQZ ka pranuar që vetëm votat e Greqisë të mëvetësohen dhe të vijojë procesi i numërimit me të tjerat në sallën e “Feti Borova”.
Ajo që ra në sy në orët e para të mëngjesit, pas debateve në sallë edhe me përfaqësuesit e KQZ, ishte prania e kreut politik të diasporës për PS-në, Taulant Balla dhe sekretarit të PD-së, Flamur Noka, në një distancë jo të largët mes tyre.
Ata kanë ndjekur së bashku procesin e numërimit të kutisë së parë të qarkut të Korçës për diasporën.
Komente

Nuk arrij te kuptoj se si Pd-ja pretendon te vije ne pushtet.Çdo njeri normal kur shiko Mulin,Gaz Bardhin,Balliun junior,Vokshin etj etj, ikin me vrap.
Përgjigju