Politikë

VIDEOLAJM/ Vota e diasporës, Balla dhe Noka ndjekin së bashku numërimin e kutisë së parë për qarkun e Korçës

12 Maj, 03:45| Përditesimi: 12 Maj, 03:53

  • Share

Vota e diasporës ka shkaktuar tensione mes forcave politike, teksa PD po ndjek strategjinë e bllokimit të procesit të tyre, i paralajmëruar edhe më herët.

Ajo ka kërkuar që të veçohen votat e Greqisë me pretendimin e parregullsive. KQZ ka pranuar që vetëm votat e Greqisë të mëvetësohen dhe të vijojë procesi i numërimit me të tjerat në sallën e “Feti Borova”.

Ajo që ra në sy në orët e para të mëngjesit, pas debateve në sallë edhe me përfaqësuesit e KQZ, ishte prania e kreut politik të diasporës për PS-në, Taulant Balla dhe sekretarit të PD-së, Flamur Noka, në një distancë jo të largët mes tyre.

Ata kanë ndjekur së bashku procesin e numërimit të kutisë së parë të qarkut të Korçës për diasporën.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 12/05/2025 07:46

    Nuk arrij te kuptoj se si Pd-ja pretendon te vije ne pushtet.Çdo njeri normal kur shiko Mulin,Gaz Bardhin,Balliun junior,Vokshin etj etj, ikin me vrap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?