TIRANË- Partia Demokratike ka kushtëzuar votën për ndryshimet në Kod duke kërkuar që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe emigrantët shqiptarë me dokumente të huaja. Nëse PD nuk jep votën, rrezikohet që të mos miratohet ndryshimet në Kod, përmes së cilave synohet që shteti të paguajë votën e emigrantëve edhe në kthim.
Anëtarja e PD, Alesia Balliu e ftuar në Report Tv thotë se ky është një kusht, me qëllim që të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Balliu thotë se PD është ndër partitë e para që ka dashur realizimin e votës së diasporës.
“PD ka qenë ndër të parat që ka dashur që diaspora të ketë zërin përfaqësues që të votojë alternativën fituese, që është PD. PD ka qenë zëri i parë që ka qenë pro diasporës dhe sot është më afër diasporës. Ne kemi kërkuar edhe që individë me pas të skaduara të votojë, edhe ata me pasaportë të huaj të ketë të drejtën të votojë në Shqipëri. Sepse ai është shqiptar, feja e shqiptarit është shqiptaria”, thotë Balliu.
Avokati Romeo Kara thotë se PS dhe PD e kanë këtë ‘kusur’, pasi ato ishin dy forcat politike që miratuan Kodin e ri dhe edhe pse u ulën në tavolinë nuk e parashikuan pagesën për kthimin e zarfit të emigrantëve.
“PD ka një kusur bashkë me PS, që ishin në komision dhe nuk e ngritën këtë punë. Në këtë studio kemi thënë disa herë dhe kemi kërkuar edhe të shtyhen zgjedhjet. Kurrë s’ka qenë sovran populli, përveçse kemi ndikuar me politikat tona që ky popull të iki jashtë, e quajmë për nder që ata të votojnë. Mirë do ishte që këtë Kod Zgjedhur ta bënin forca të pavarura. Këta kanë pushtuar politikën, mekanizmin e ndryshimit. Në kushtetutë themi pushteti ndryshohet me votë dhe kanë bërë një mekanizëm që pushtetin ta kenë dy palët. Bashkë me PS, këta ishin që e mbyllën këta punë. Këta duhet ti shtyjnë, të gjithë shqiptarët duhet të votojnë”, tha avokati Kara.
Analisti Ilir Demaila thotë se vota e diasporës nuk do ketë ndonjë ndikim, duke theksuar se nuk mund ta përmbysë rezultatin.
“Nuk do jetë ndonjë ndarje që do përmbysë rezultatin vota e diasporës. Do jetë e ulët, nuk shtohet problemi që kjo votë do ndryshojë sistemin politik në Shqipëri”, tha Demaila.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
ORE une i kam lene karten e identitetit ne shtepi,,,kam vetem pasaporten e huaj ,,,cfare te bej une te mos votoj,,se keshtu do rama....
Përgjigju